Ti nuk mund të shikosh shtëpinë tënde kur je me pushime, por ju mund të gjeni disa mënyra sesi ta siguroni atë, edhe kur nuk jeni në shtëpi. Për shumicën prej nesh, vera është stina ku ne udhëtojmë më shumë, dhe e "braktisim" shtëpinë. Mirëpo, ne gjithmonë jemi në merak, pasi duke mos qenë në shtëpi, hajdutët e kanë rrugën e lirë. Ne sot përmes këtij artikulli në fakt, do t'ju japim 5 këshilla sesi ta siguroni shtëpinë edhe kur nuk jeni prezentë.

Mbyllini dyert me çelës edhe nëse nuk kanë nevojë
Janë disa dyer që mbyllen vetë, kur ju dilni nga shtëpia. Mirëpo ato dyer mund të hapen nga hajdutët shumë lehtë, prandaj ju sugjerojmë t'i mbyllni mirë me çelës.
Porosit një fqinjë të marr letrat ose faturat që vijnë për ju
Në shtëpinë tuaj duhet të ketë lëvizje edhe kur ju nuk jeni, prandaj mund t'ia lini porosi fqinjit ose një miku tuaj, që të marrë të paktën faturat, ose letra të ndryshme që vijnë në shtëpinë tuaj, pasi një postë e mbushur plot tregon, se nuk ka njeri në shtëpi.
Bëj të duket sikur dikush është në shtëpi
Lër disa drita në shtëpi të ndezuara për gjatë gjithë ditës dhe natës, në mënyrë që të tjerët të mendojnë se ju jeni në shtëpi. Nëse keni mundësi lini edhe një makinë të parkuar përpara shtëpisë, që ata të mendojnë të sigurt që dikush është në shtëpi.
Kujdes kur postoni foto në rrjetet sociale
E dimë që mezi prisni të publikoni foto në rrjetet sociale kur largoheni me pushime, por ato foto mund të rrezikojnë shtëpinë tuaj, pasi dihet që nuk jeni në shtëpi. Duroni, dhe publikoni fotot kur të ktheheni.
Kontrolloni dyert dhe dritaret
Përpara se të dilni kontrolloni mirë dritaret dhe dyert. Ato janë rruga që hajdutët mund të futen në shtëpi, prandaj ju këshillojmë t'i kontrolloni disa herë ato.