Linda Rama ësht ë vënë mbrëmjen e sotme përballë pyetjeve të fëmijëve dhe ka zbuluar disa sekrete të cilat më parë nuk i kishtë rrëfyer. Duke folur për raportin e saj me Kryeministrin, me Edin, por edhe raportin e tij me politikën, Linda zbuloi se jashtë politikës së tij, ajo ka një rol shumë të rëndësishëm.

Por iu desh edhe të zbulonte shumë të pathëna, për vete dhe për Kryeministrin, pas shumë pyetjeve që kishin rezervuar të vegjlit.

Natyrisht, Edi Rama nuk është në shtëpi ai që të gjithë njohim e shohim nga ekrani. Atëherë kur ne na duket nevrik, Lindës i duket i vërtetë, atëherë kur ne na duket se bërtet, asaj i duket se po thotë me forcë një të vërtetë, kështu që profili i Kryeministrit me profilin e Edit nuk mund të ngjasojnë.

Ndaj edhe bashkëshortja e tij, sonte zbuloi disa ndjesi të cilat nuk mund të duken në sytë e publikut. Pyetjes nëse Edi Rama kërkon falje kur bën gabime apo si sillet në shtëpi, Linda iu përgjigj me kujdes, ndërsa për pyetjen nëse qan ndonjëherë Kryeministri, ajo tha: “E kam parë lotin e Edit kur ka humbur miqtë e tij të ngushtë.”

Dhe kur humb miqtë më të mirë nuk ka forcë. Edhe nëse je Kryeministër.