Nora Istrefi dhe Klaudia Pepa, pak ditë më parë postuan një foto nga një pistë kërcimi, e cila i bëri të gjithë kureshtarë: çfarë po kurdisin balerina dhe këngëtarja e njohur? I pari dyshim ishte një projekt i ri që do të kristalizohej së shpejti.

Sot, u konfirmua. Është pikërisht kështu. Nora, sapo ka publikuar klipin e saj të ri, në bashkëpunim me Mixey “As ni gotë”.

Vera, pak ditë më parë ka trokitur zyrtarisht, por sot, pasi të shikoni këtë video, do t’i ndjeni edhe më shumë temperaturat. Nora, më shumë se çdo herë tjetër, ka goditur me një kërcim sensual në një dhomë tërësisht të bardhë. Nëse fokusoheni vetëm te trupi i këngëtares, është shumë e thjeshtë për të kuptuar çdo lëvizje të Klaudias aty. S’mund të ndodhte ndryshe – balerina është është drejtuese artistike e videoklipit.

Krahas balerinës së njohur, Nora u ka besuar një pjesë të këngës edhe njerëzve të saj shumë të afërt. Kështu, për tekstin ka punuar Era Istrefi, Rron Baraku dhe Yll Limani, por edhe muzikën këngëtarja e ka punuar bashkë me motrën e saj, Era.

Mes shumë emrave të tjerë, kur bëhet fjalë për stilin dhe veshjet, kush tjetër veç Valdrin Sahitit do të qëndronte në krah të këngëtares së njohur?

 

As nje gote ft @mixeyofficial ð?·ð??¥

A post shared by Nora Istrefi (@_noraistrefi_) on

“As ni gotë” pritet të luhet në diskot verore dhe club-et e hapura të plazheve… I nxehti i verës, por edhe i këtij videoklipi do të jenë kombinimi më i mirë i të gjithë fansave gjatë këtij sezoni.