Kanë mbetur vetëm 4 ditë nga zyrtarizimi i Kupës së Botës 2018. Përgjatë një muaji, e gjithë vëmendja e botës do të përqëndrohet në Rusi. Dhe jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në stadium – aty ku do të ndjekin me kërshëri çdo ndeshje edhe partneret e lojtarëve të njohur.

Pak para se Kupa e Botës të startojë, njihuni me pesë partneret më seksi të këtij kampionati. Një bashkëshorte si Shakira mbetet gjithmonë në listë. Megjithëse vitet ikin, ajo nuk ka ndër mend të zbresë nga top 5. Por nuk është e vetmja. Bashkë me të janë edhe shumë bukuroshe të tjera, të cilat do t’i drejtojnë objektivët e reporterëve nga vetja. Njihuni me disa prej tyre, sepse pasi të fillojë Kampionati, natyrisht lista do të bëhet shumë e gjatë.

Georgina Rodriguez është një modele 22-vjeçare nga Spanja me një stil unik sportiv. CR7, që luan për Portugalinë, dhe Georgina kanë një vajzë së bashku, por ajo kujdeset edhe për tre fëmijët e tjerë të lojtarit. Ne e duam këtë bukuroshe, sepse Ronaldo, futbollisti i Portugalisë, u dashurua me të kur ajo ishte një shitëse e thjeshtë e një dyqani, gjë që na bën të besojmë se Cristiano Ronaldo është dikush, mbi të gjitha.

Bashkëshortja e Leo Messi është Antonella Rocuzzo. Ata të dy kanë qenë shokë që nga mosha 8-vjeçare në Rosario, Argjentinë, kur lojtari i famshëm sapo kishte filluar të luante futboll. Kur Messi, ende shumë i ri, u transferua në Barcelonë, kuptoi se nuk mund të jetonte pa të, ndaj u kthye në Argjentinë për ta marrë edhe Antonella-n me vete. Çifti kanë tre fëmijë bashkë.

Kush nuk e njeh Shakira-n? Artistja kolumbiane është e njohur në të gjithë botën për shkak të muzikës së saj. Gerard Pique, bashkëshorti i Shakira-s, që luan për Spanjën. Ai e takoi këngëtaren gjatë Kupës së Botës, në Afrikën e Jugut, dhe qysh atëherë ata janë bashkë e kanë lindur dy djem të bukur.

Një bashkim mes gazetarisë dhe sportit. Pilar është spanjolle dhe është martuar me Sergio Ramos, kapitetin e Kombëtares së Spanjës. Ata kanë bashkë disa vite dhe janë prindër të tre fëmijëve.

Edurne është e dashura e një prej lojtarëve më të mirë të Kupës së Botës, David De Gea, të dy spanjollë. Ajo është një prezantuese dhe këngëtare e suksesshme. Çifti kanë bashkë disa vite, por e mbajnë larg të gjithëve jetën e tyre private.