E mbajti sekret ndaj të gjithëve ceremoninë e martesës, sidomos ndaj mediave, por nuk arriti ta shpërqëndrojë vëmendjen nga dasma e kësaj fundjave. Jona Spahiu dhe Frenkli Ymeri kurorëzuan në martesë dsshurinë e tyre këtë të diel dhe, me gjithë heshtjen e plotë të tyre, e gjetën vetën në top listën e portaleve. Diku një video e diku një foto live nga të ftuarit, mjaftoi që të gjithë të mësonin se ç’po ndodhte në dasmën moderatores së njohur. Megjithëse shtatzënë (edhe pse ajo vetë nuk ka folur), Jonën asgjë nuk e ka penguar për ta shijuar deri në fund ditën e saj më të bukur: ka kërcyer e ka kënduar bashkë me të ftuarit deri në fund të gëzimit të saj.

Pas së hënës, që me siguri ka qenë një ditë pushimi për çiftin, Jona sapo ka postuar fotot e para e veshur me fustan të bardhë. Pa shkruar asnjë detaj, pa ndarë asnjë emocion, Jona ka folur me foto dhe “gjuha” e tyre është qartësisht e kuptueshme. Një nuse e ëmbël, e ëmbël, elegante dhe e veçantë.

Buzëqeshja që e shoqëron në të gjitha fotot është shoqëruesja më e mirë e fustanit të bardhë të nusërisë.

Gjithashtu, Jona ka postuar edhe foto nga festa me mikeshat e saj para dasmës, ku nuk i fshihet edhe barku i rrumbullakosur.  

Fotot: Anjeza Dyrmishi