Portali italian “Pudding” ka publikuar një hartë me këngët më të famshme në botë për momentin. Në këtë hartë paraqiten këngët më të dëgjuara në 3000 qytete të botës. Mes tyre janë edhe Shqipëria dhe Kosova.

Këngët shqiptare që janë pjesë e listës si më të dëgjuarat e momentit janë “Komshia” e West Side Family-t, të cilët u rikthyen suksesshëm me këtë këngë, që na kujtoi hitet e vjetra të grupit. Kjo këngë numëron 4.1 milionë klikime deri më tani. Kënga tjetër është “Ma Cherie” e Butrint Imerit, e cila ka arritur të grumbullojë 13 milionë klikime dhe kënga “Lujmi krejt” e Adrian Gaxhës dhe Onat, edhe kjo vetëm një muaj pas publikimit ka 10 milionë klikime.