Tashmë që vera është përpara, do të shikoni videoklipe të shumta të këngëtarëve shqiptarë. Kjo është stina, ku artistët jo vetëm shqiptarë por edhe të huajë, publikojnë më shumë këngë të reja. Të shoqëruara me videoklipe kryesisht në det, këngëtarët shqiptarë sjellin këngë ritmike, për të na shoqëruar në ditët e nxehta të verës.

Disa prej tyre e kanë nisur punën dhe na kanë sjellë hitet e para të verës. Gjithsesi, sot do të shkruajmë për një detaj që kemi vënë re tek videoklipet e këngëve të artistëve shqiptarë, jo vetëm për këtë verë. Nuk e dimë nëse i keni kushtuar vëmendje, por ka një detaj mjaft interesant në videot e realizuar së fundmi.

Reperat por edhe këngëtarët, kanë vendosur që në videoklipet e tyre të marrin vajza të thjeshta, me tipare të imta dhe aspak të ekzagjeruara. Në videoklipet e Ledrit për shembull, gjen vajza aq natyrale, që e zbukurojnë akoma edhe më shumë videoklipin. Jo vetëm Ledri, por edhe këngëtarë të tjerë, po zgjedhin më shumë vajza të thjeshta, që me bukurinë e tyre natyrale të mbeten në mendje…

(Vajza protagoniste në videoklipin e këngës së Ledrit-U harrum)

(Vajza protagoniste në videoklipin e këngës së Ledrit ft Lyrical Son-Princess Diana)

(Vajza protagoniste në videoklipin e këngës së Butrintit-Ma Cherie)

(Vajza protagonsite në videoklipin e këngës së Butrintit-Xhanem)

(Vajza protagoniste në videoklipin e këngës së Butrintit-Bella)

(Vajza protagoniste në videoklipin e këngës së Genc Prelvukaj ft Lyrical Son-Andërr)