Të gjithë mezi e presin fundjavën për t’u larguar paska nga monotonia e javës në punë, në shkollë ose në shtëpi. Shumica kërkojnë të largohen në një vend të veçantë, por paraprakisht duhet të shikojnë sesi do të jetë moti në fundjavë.

Sipas Metoalb, shirat e së premtes do të largohen në mbrëmje, dhe fundjava do të jetë me kthjellime dhe vranësira gjatë orëve të paradites por vranësirat fuqizohen në pjesën e dytë të ditës duke sjellë shira afatshkurtër thuajse në të gjithë vendin të shtunën dhe kryesisht në zonat Lindore ditën e dielë.

Temperaturat sot paraqiten me rënie të lehtë duke shënuar maksimalisht 29°C ndërsa fundjava sjell rritje graduale të temperaturave duke arritur maksimumin në 32°C.