Para pak kohësh Instagram po testonte opsionin që mundëson njoftimet kur dikush i bën screenshot një story dhe të gjithë i kapi paniku. Duam, s`duam ndonjëherë na duhet patjetër t`i bëjmë screenshot fotove dhe ta komentojmë me shoqërinë dhe ky opsion i ri nuk do të na ndihmonte aspak.

Më e keqja ishte se ky opsion po testohej në një grup të vogël njerëzish dhe nuk dihej se kush e kishte përfituar, prandaj na duhej të jetonim me frikën se ai/ajo do të njoftohej për screenshotin që i kishim bërë. Por tani mund të jetoni të qetë dhe të vazhdoni të bëni screenshot të gjitha story-t që dëshironi.

Instagram e ka mbaruar testimin dhe ka vendosur të mos e shtojë këtë opsion. Makthi mori fund!