Përshendetje vajaza! Sot do të shkruaj për “planin e urgjencës”. Vera ka ardhur zyrtarisht por shumë nga ne vazhdojnë akoma me përpjekjet për të ardhur në formë, për të hequr 3 kilogramë apo 5 kilogramë sa më shpejt. Të tilla do jenë edhe sugjerimet e sotme, duke ju treguar si të bëni maksimumin vetëm në një muaj. Tani është periudha më e mirë e vitit për të humbur peshë prandaj shfrytëzojeni, është koha juaj.

Vendosni

Të jeni të vendosur është hapi i parë. Vazhdimësia është çelësi për të marrë rezultate. Duhet t’i bëni gjërat për një kohë të caktuar që të mund të arrini aty ku doni. Nëse jeni nga ata persona që duan të humbasin mbi 10 kilogramë patjetër, durimi duhet të jetë më i madh dhe vendosmëria gjithashtu. Nëse e prishni regjimin, thjesht vononi proçesin e marrjes së rezultateve.

Aktiviteti fizik

Aktivitetit fizik që na ndihmon më shumë të humbasim peshë është vrapi, litari, biçikleta dhe stepi që bëhet në palestër, ose mund ta kemi në shtëpi paisjen. Të gjitha këto përfshihen në kardio. Zgjidh një dhe fillo. Fillo me ecje dhe alternoje me vrap. Koha që ju sugjeroj është 40 minuta patjetër, por nëse doni të bëni më shumë aq më shumë e ndihmoni veten.

Ushqimi

Ushqimi pika ime e preferuar por edhe më e rëndësishmja për të gjithë ne. Nëse jeni korrekt me ushqimin keni realizuar 80% të planit tuaj. Për të humbur në peshë konsumoni proteina më shumë sesa karbohidrate, pak yndyrë dhe 0 sheqer vetëm nëpërmjet frutave. Studiuesit vazhdojnë të provojnë se një dietë e pasur me proteina është thelbësore për humbjen e peshës. Proteinat ndihmojnë në humbjen e dhjamit dhe minimizojnë humbjen e muskulit. Pse shikoni të gjithë që përpiqen të shtojnë muskujt? Sepse humbja e muskujve ngadalëson metabolizmin dhe ul shpejtësinë me të cilën trupi ynë djeg kaloritë. Sa më shumë masë muskulare të kemi aq më shumë kalori djeg trupi ynë, madje edhe në gjendje qetësie.

Disa ushqime të shëndetshme proteinike janë: fileto pule dhe salmoni, peshku, mishi kuq, vezët, avokado, gjiza pa kripë, djath i butë, qumësht dhe kos pa yndyrë, quinoa.

Karbobidratet që duhet të konsumojmë në regjim për humbje peshe:

Oriz, tërshërë, fruta, perime, bukë integrale.

Duhet gjithashtu të pini 2- 3 kilogramë ujë gjatë ditës. Do t’ju bëjë të ndjeheni të ngopur dhe do jeni të hidratuar.

Unë po ju jap shembullin e një dite sesi mund të hamë shëndetshëm me qëllimin për të humbur peshë. Te ky shembull mund të orientoheni për të vazhduar edhe për të parë sesi mund të bëjmë një kombinim të karbohidrateve dhe proteinave.

Mëngjesi

150 gram tërshërë

100 gram kos pa yndyrë

1 vezë të zier

Paradreka

1 frut

Dreka

Rizoto me perime me vaj ulliri (1 pjatë normale)

Djath të butë (1 cop normale)

Darka

Fileto pule normale, e pjekur pa vaj.

Sallatë jeshile

Hani 5 deri në 6 vakte në ditë. Ndihmojnë metabolizmin të punojë më shpejt, nuk do ndjeheni të uritur, do jeni më energjikë dhe produktiv gjatë ditës dhe më e rëndësishmja për ju, do të humbisni peshë më lehtë.

Përqafime, Cenkuela!