Edhe pse është vetëm 5 vjeçe, North West di si të tërheqë vëmendjen kudo ku shkon. Veshjet e ndryshme me të cilat kalon nëpër rrugë, si një modele e vërtetë, duket se di t`i mbajë më së miri. Së fundmi, edhe Kim është shprehur për këtë pasion të së bijës, duke thënë se North e di shumë mirë çfarë i pëlqen dhe çfarë jo dhe i zgjedh vet veshjet e saj. Kim ka shtuar se North e adhuron modën dhe i pëlqen të eksperimentojë me veshjet. Madje për ditëlindje ajo i kërkoi të ëmës që t`ia drejtonte flokët dhe të gjithë e adhuruam kur e pamë teksa luante me tualetet e Kim-it. Nuk thonë kot: “Dardha bie nën dardhë”. Ja disa prej veshjeve me të cilat North i ka bërë të gjithë të bien në dashuri më të.