Jeni gati për të zbuluar trendet më të fuqishme që do na çojnë drejt sezonit vjeshtë- dimër 2018? Ok, nëse mendoni që është ende herët për të folur për pulovrat dimërore, xhaketat dhe palltot e keni gabim sepse vera është pikërisht stina në të cilën studiohen tendencat e reja që do “pushtojnë” sezonin e ardhshëm. Jemi në periudhën kur në të gjitha dyqanet po shohim ulje dhe të gjitha markat po bëhen gati për prezantimin e koleksioneve të reja të vjeshtës dhe dimrit.

A jeni duke menduar edhe ju për “formën” që do të marrë gardëroba juaj në vjeshtë?

Pasi të lexoni këtë artikull, kujdesuni që në dollapin tuaj mos të mungojë printi më ri që do dominojë rrugët e qytetit! Printet e kafshëve do të jenë “mbretërit” e koleksioneve të ardhshme dhe duhet të filloni të mendoni që sot se si do të kombinoheni për të qenë sa më “cool” dhe me stil!

Max Mara

Printi i leopradit do të jetë një “must” dhe të gjithë janë duke folur për këtë print ikonk, është printi perfekt për t’i dhënë veshjeve tuaja një valë energjie edhe në periudhën më të zymtë të vitit!

Victoria Beckham

Sezonin e ardhshëm do të “njohim” leopardin që markat më në zë na sugjerojnë: Mund të guxoni me një total look leopard ashtu si Max Mara propozon apo palltot e gjata që kemi parë në koleksionet e Calvin Klein dhe Michael Kors. Victoria Beckham i ka dhënë printit të leopardit një prekje më të ëmbël me motive artistike ndërkohë që Balenciaga ka sjellë xhupat luksozë.

Balenciaga

Gjithashtu zebra dhe lëkura e gjarprit s’mund të mungojnë si printe në sezonin e ardhshëm! Vjeshta do të jetë një koncentrat printesh dhe do jenë të gjithë njëri më interesant se tjetri. Printi zebër do të jetë kudo, në fustane të ngushtë me lidhje në bel ashtu si Balenciaga na ka treguar dhe ai i lëkurës së gjarprit do të jetë në kostumet mashkullore të sugjeruar nga Tom Ford.

Tom Ford