Bebe Rexha po i bën krenar të gjithë, e sigurisht familja e saj që janë mbështetja më e madhe ndihen shumë më tepër krenar për sukseset që ajo po arrin dita- ditës. Hitet më të pëlqyera, videoklipet më të klikuara dhe sigurisht është një nga zërat që kryeson listat në mbarë botën.

Dita e sotme ishte shumë e ngarkuar për të dhe prindërit e njohin shumë mirë atë, e një gjest i tyre i ndryshuan ditën këngëtares bukuroshe. Në profiline  saj në Instagram këngëtarja bukuroshe ka postuar video nga dhurata që mori nga prindërit, një unazë ‘Cartier’ e thjeshtë në dukje, po me shumë dashuri. Në të ishte shkruar: “ Nga mami e babi. 22/6/18’.

  

Ajo ndihej e lumtur dhe është e bekuar që është bija e tyre. A nuk është e mrekullueshme kjo?