Edhe pse marrëdhënia e tyre është pak e komplikuar, i ati i Meghan Markel, Thomas, është shumë i gëzuar pas lajmeve që janë publikuar një ditë më parë në të gjitha mediat ndërkombëtare. Siç flitet, vajza e tij dhe Princi Harry mund të bëhen së shpejti prindër binjakësh.

Ditët para dasmës së Harry dhe Meghan Markle ishin plot drama edhe për shkak të lajmeve, pjesë e të cilave u bë edhe i ati i saj, Tomas. Dhe për fat të keq, vazhduan edhe pas muajit të mjaltit. Siç kemi mësuar edhe më herët, Meghan u trishtua shumë kur mësoi se i ati, në një intervistë me Piers Morgan, edhe pse ishte një çështje jashtëzakonisht personale, tha se e bija “qau” kur mësoi se ai nuk do t’i vinte në ditën e saj të madhe. Por edhe fotot e paparacëve para dasmës, kanë sjellë jo pak probleme për Tomasin në familjen mbretërore.

Sidoqoftë, pasi dëgjoi lajmet se Meghan mund të jetë shtatzënë, Thomas nuk mund ta përmbante ekzaltimin. "I ati i Meghan ka thënë se nëse lajmi që çifti është në pritje të binjakëve është i vërtetë, për të është një lajm shumë i mirë dhe ai është shumë i gëzuar për ta",- tha një burim i afërt me familjen e Markle për HollywoodLife.

Por ka edhe një keqardhje në këtë mes. Ai është pak i trishtuar, sepse, nëse ajo është shtatzënë, ai do të jetë edhe më larg së bijës dhe ndoshta ai do të jetë personi i fundit me të cilin ajo do ta ndajë këtë gjë. Më keq akoma. Ai ka frikë se mund të mos i takojë kurrë fëmijët e Meghan dhe Harry, nipërit e tij”, - vazhdon burimi. “Kur ata të bëhen me fëmijë, ai do të dëshironte të ishte një gjysh i pranishëm, sepse do t’i thyhej zemra nëse nuk do të ishte i pranishëm në familjen e tij”,- shton më tej burimi për HL.

Ndërsa të gjithë mund ta kuptojmë presionin e babait të Meghan, mund edhe të supozojmë se marrëdhënia e tyre e tensionuar nuk është arsyeja e vetme për mungesën e këtij komunikimi. Pas të gjithave, Meghan tani jeton në Londër dhe ka përgjegjësi mbretërore. Gjërat janë vërtet shumë ndryshe tani!

Sipas këtyre raportimeve, Princi Harry, me gjasë, është i gatshëm “t’i marrë” binjakët në SHBA me Meghan-in. "Meghan ka bërë sakrifica të panumërta për t'u përshtatur me jetën mbretërore. Ai e di se një pjesë e zemrës së saj, gjithmonë do të jetë në Kaliforni dhe dëshiron të sigurohet që bashkëshortja dhe nëna e fëmijëve të tij do të jetë e lumtur",- tha një burim për revistën OK!. Pra, ndoshta Thomas do të ketë fatin për të qenë një gjysh i mirë për nipërit – meqenëse rolin e babait, ndoshta nuk e bëri mirë me të bijën.