Ky do të konsiderohet si lajmi më i mirë për të gjithë fansat të cilëve u ka munguar legjenda e muzikës, Paul Mçartney. Ai prej disa kohësh ka hyrë në muzikën tepër modern e është ngjitur në skenë disa herë me zëra të njohur të muzikës si Rihanna apo Kanye West. “Egypt Station” është titulluar kështu udhëtimi i ri muzikor nga Paul Mçartney. Albumi i tij i 17-ti si solist, pritet të publikohet më 7 shtator.



Albumi paraprihet nga dy këngë të publikuara, “I Do not Knoë” dhe “Come On To Me”, që u regjistruan në studio të ndryshme në Los Anxhelos, Londër dhe Sussex, e prodhuar nga Greg Kurstin, në bashkëpunim me Adele Beck, “Foo Fighters”.

“Egypt Station” nis nga stacioni i këngës së parë dhe në vijimësi çdo këngë është një stacion i ndryshëm. Çdo këngë është ndërtuar rreth këtij koncepti. E konsideroj si një vend ëndrrash nga e cila shpërndahet muzika”. Për këtë album, Paul ka bashkëpunuar me Kanye West dhe Rihanna-an për “Only One”, “FourFiveSeconds” dhe “All Day”, si dhe ka bashkëpunuar me “Foo Fighters” dhe ish-shokun e grupit Ringo Star.