Zvicra triumfoi sonte me Serbinë në ndeshjen e grupeve dhe siguroi 4 pikë të plota, pas barazimit me Brazilin. Por ajo çka mbizotëroi në stadium dhe jashtë tij më shumë se golat, ishte shenja e shqiponjës që dy golashënuesit, Xhaka dhe Shaqiri, bënë pas fitores.
Por nuk ishin vetëm ata. Edhe dy shqiptarët e tjerë, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili, ishin në fushë në mbështetje të Zvicrës, ashtu si edhe të të gjithë shqiptarëve anembanë që sot u bënë krenarë.
Edhe ish-bashkëshortja Xhemailit, Erjona Sulejmani, është emocionuar si të gjithë nga kjo ndeshje. Dy golat e shënuar nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë pushtuar rrjetin, por kanë bërë krenare edhe Erjonën, e cila ka uruar djemtë edhe nga Instagrami i saj.
Pak pas përfundimit të ndeshjes, ish-bashkëshortja e Blerim Xhemailit, u shpreh se ishte shumë e kënaqur sot, ndryshe nga ndeshja e parë ku tha se “Xhemaili ishte i lodhur”: “Jam shumë e kënaqur sot. Sot kishim një motiv plus për të festuar. Blerimi pati shumë raste, unë e pashë mirë Blerimin sot”,- tha ajo për TVSH.