Me sa duket, gjenet e arta kanë dominuar në familjen e tyre! Sepse nuk mund të jetë ndryshe! Njëra nga vajzat më të njohura shqiptare, që ka fituar kurorën e më të bukurës së Shqipërisë disa vite më parë, mbetet një nga fytyrat më të dashura për publikun shqiptar. Pas përfundimit të përvojës si prezantuese e "Dancing with the Stars", ajo i është rikthyer ritmit normal të jetës në Turqi, aty ku jeton prej disa vitesh.

E nëse Almeda Abazi na njeh herë pas here virtualisht me ngjarjet e reja që i takojnë aspektit privat, apo edhe atij profesional, këtë herë nuk është kursyer sërish. Na ka prezantuar me të motrën e saj. Ajo quhet Ilda dhe është rreth 23 vjeç.

Përveçse një ngjashmërie të madhe me njëra-tjetrën, nuk mund ta mohojmë që edhe motra e Almedës qenka një vajzë shumë bukuroshe.

E bukura gjithmonë triumfon apo jo?