Më shumë se 50% e popullsisë ka zbokth dhe duket të themi që është diçka e bezdisshme. Zbokthi mund të ndikojë në skalpin e thatë, humbjen e flokëve dhe në uljen e vetëbesimit. Nëse shampot kundër zbokthit nuk ju kanë bërë punë, ja disa mënyra natyrale që mund t`ju ndihmojnë t`i thoni lamtumirë atij.

Vaji Tea Tree
Kur bëhet fjalë për zbokthin një sasi e vogël tea tree mund t'ju "shpëtojë jetën". Kjo falë vetive antibakteriale dhe antifungale të tea tree. Një mënyrë e thjeshtë është të hidhni 8-10 pika tea tree në shampon tuaj dhe ta lani kokën siç bëni normalisht, vetëm se duhet ta lini pak më shumë se zakonisht shampon në kokën tuaj në mënyrë që skalpi të përthithë vajin tea tree.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës ka veti antifungale dhe është perfekte për të trajtuar lëkurën e thatë të kokës, që shkakton zbokthin. Përzieni në masa te barabarta uthullën me ujë dhe pasi të keni larë flokët masazhoni skalpin dhe lëreni për 15 minuta, më pas shpërlajeni me ujë.
Vaji i kokosit
Vaji i kokosit është quajtur si një "bekim" për flokët, pasi ka shumë benefite. Madje është një zgjidhje e mirë edhe për zbokthin falë vetive antifungale. Aplikojeni në flokë pasi e këni ngrohur pak dhe masazhoni skalpin, mund ta lini sa të doni madje edhe gjithë natën dhe t'i lani flokët në mëngjes.
Mjalti i papërpunuar
Mjalti (natyral) është një hidratues i mirë për flokët, gjë që ndikon në reduktimin e zbokthit. Po ashtu është i pasur me vitamina A, B, C, D dhe E.
Soda e bukës
Soda e bukës është një eksfoliator shumë i mirë, prandaj mund të përdoret si një mënyrë shumë e mirë për të larguar qelizat e vdekura nga skalpi. Soda ka benefite të shumta për lëkurën. Mund të shtoni një sasi të vogël në shampon tuaj dhe t'i lani flokët si zakonisht. Kujdes: Asnjëherë mos e vendosni sodën direkt në lëkurë.
Lëngu i limonit
Lëngu i limonit njihet si një kurë shumë e mirë ndaj zbokthit. Ai rregullon pH e skalpit dhe largon yndyrën e tepërt. Aplikojeni në skalp dhe mbajeni për 35-40 minuta, më pas shpërlajeni me ujë.

Bright Side