Pseudonimet nuk janë shumë të rralla në Hollywood. Shumica e njerëzve të famshëm, madje edhe ata me emra fare të zakonshëm, e përdorin një të tillë. Kjo është për të mbrojtur jetën e tyre private, njerëzit rreth tyre ose për shkak se ata nuk e pëlqejnë emrin e  tyre të vërtetë, ose dikush ka vendosur ti quajnë kështu. 

Ja cilët janë disa nga personazhet që ne mendojmë se emrat e tyre janë të vërtetë, por në fakt e kemi gabim. Ja cilët janë ata. 

Natalie Portman
Emri i saj i vërtetë është Neta-Lee Hershlag. Portman ishte emri i vajzërisë së gjyshes së saj.

 

Brad Pitt
Po, po është e vërtetë. Emri i tij është William Bradley Pitt.

 

Jennifer Aniston
Emri i vërtetë i Jennifer është Jennifer Linn Anastassakis, i cili menjëherë zbulon rrënjët e saj greke. Familja e saj e ndryshoi emrin në Aniston kur ata u zhvendosën në SHBA.

 

Mila Kunis
Mila një ukrainase e vërtetë, quhet në të vërtetë Milena Markovna Kunis.

 

 

Gigi Hadid
Emri i saj i vërtetë është Jelena Noura Hadid. "Gigi" vetëm tingëllon më i paharrueshëm.

 

 

 

Tyga
Pavarësisht se e quajti veten një kafshë të egër nga xhungla, emri i tij i vërtetë është në të vërtetë Micheal Ray Stevenson.

 

 

 

Lady Gaga
Emri i vërtetë i Gaga është Stefani Joanne Angelina Germanotta.

 

 

 

Kate Perry
Emri i saj i vërtetë është Katheryn Elizabeth Hudson, por siç e dimë të gjithë, thjeshtë Kate.