Gjithmonë jemi në kërkim të produkteve sa më të mira dhe efektive kur bëhet fjalë për shëndetin tonë. Por kur vjen puna te fëmijët tanë kërkojmë gjithmonë më të mirën dhe nuk ndalemi deri sa ta gjejmë, unë si një nënë e re e kam pasur të vështirë të gjeja produktet e përshtatshme për fëmijën tim. Duhet të kemi shumë kujdes kur zgjedhim kremrat dhe produktet që vendosen direkt në lëkurën e bebit. Produktet që kam përdorur, jo gjithmonë i kanë përmbushur pritshmëritë e mia dhe kam pasur shumë frikë të eksperimentoja me produkte të panjohura. Derisa një ditë dëgjova rastësisht nga një e afërmja ime për produktet e Lovekins, që vijnë në Shqipëri nga Apialpharma.

Po më tregonte për eksperiencën e saj, pasi ia kishte përdorur të bijës dhe fillova ta dëgjoja me kureshtjen që na karakterizon ne nënave të reja kur bëhet fjalë për më të mirën për fëmijën tonë. Kushti primar që unë kam për çdo produkt që zgjedh për time bijë është që të jenë produkte bio. Linja Lovekins e përmbushte këtë kusht, pasi produktet e saj nuk përmbajnë kimikate. Glikoli i propileneve, sulfatet, parabenet, vajrat minerale, aromat sintetike, ngjyrat artificiale, ftalat, EDTA… i keni dëgjuar, besoj? Nëse edhe ju jeni një nënë e re e dini që duhet t`iu qëndroni sa më larg, pasi janë të rrezikshme për lëkurën e fëmijës, por edhe për tuajën. Produktet e kësaj linje nuk përmbajnë asnjë nga këto kimikate dhe kjo ishte ajo që më pëlqeu më shumë si fillim.

Produktet janë të pasur me Kakadu plum – që është një frut australian. Ky superushqim i lashtë është burimi më i pasur i vitaminës C në Tokë. Kakadu plum është përdorur për mijëra vjet nga australianët vendas si një ushqim kryesor, por edhe për qëllime mjekësore. Ai zotëron përbërës të fuqishëm që mund të shërojnë, ushqejnë dhe mbrojnë lëkurën delikate nga elementët dëmtues të motit dhe ndotjes. Po ashtu, përmbajnë quandong (pjeshkë e egër), gjalpë mangoje, jojoba dhe vaj kokosi. Hidratojnë butësisht dhe zbusin lëkurën delikate të fëmijës suaj. Përmbajnë edhe vajra esenciale qetësuese të levandrës dhe barbarozës.

Linja e bebave, Lovekins, ka 8 produkte, mes të cilave larësit e trupit dhe të kokës, kremi për zonën e pelenave, vaji i masazhimit, sapuni, sfungjeri, letrat e lagura dhe kremi i diellit me SPF. Më poshtë po ju shpjegoj vlerat dhe përdorimin e çdo produkti të linjës Lovekins dhe jam e sigurt që pasi t`i keni lexuar do të bindeni për rëndësinë e tyre.

Baby Hair + Body wash - pastron butësisht, ushqen, zbut dhe mbron flokët dhe lëkurën e foshnjës. Janë të pasura me kakadu plum, Quandong dhe çaj të bardhë, si dhe me vajra esenciale levandre dhe Ylang Ylang për të çlodhur dhe qetësuar bebin.

Baby Nappy - Ky krem shumëvjeçar mbron lëkurën e foshnjës nga lagështia e pelenave dhe qetëson lëkurën e kuqe, të irrituar. Përmban përbërësit antibakterial Kakadu plum dhe quandong për të shëruar lëkurën delikate të fëmijës suaj. Po ashtu, ka oksid zinku dhe gjalpë mangoje, ekstrakt nga papaja dhe vaj esencial Lemon Myrtle për të zbutur, hidratuar dhe ushqyer pjesën e poshtme të foshnjës.

SPF 15 Baby Sunscreen - Ky krem multivitamin kundër rrezeve të dëmshme të diellit ofron mbrojtje të fytyrës dhe trupit nga elementët e ashpër të erës dhe diellit. I pasur me oksid zinku, Kakadu Plum dhe quandong dhe ekstrakte qetësuese të kamomilit për të zbutur lëkurën e foshnjës.

Oil Massage Baby – Vaj masazhimi për bebin tuaj. Është një përzierje vajit të ullirit të ëmbël, vajit të lulediellit, vajit të kokosit, vajit esencial të levandrës dhe barbarozës dhe shërben për të çlodhur dhe qetësuar bebin, po ashtu, ushqen lëkurën delikate të tij.

Camel Milk Baby Soap - Sapuni i pasuruar me super-ushqime australiane, siç është qumështi i devesë, Kakadu plum dhe Quandong, që shërbejnë për pastrimin, zbutjen, mbrojtjen dhe hidratimin e lëkurës delikate të fëmijës suaj. Vji i ullirit dhe kokosit ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë dhe të shëndetshme.

Natural Baby Wipes - Letra te lagura për fëmijë, shumëfunksionale. Janë hidratuese dhe freskuese, mjaftueshëm të buta dhe delikate për t'u përdorur në zonën e pelenave, por edhe për duart, fytyrën dhe trupin. Letrat janë eko-miqësore, pa aromë, pa alkol dhe pa sapun. Nuk përmbajnë asnjë ilaç të ashpër. Përmbajnë: 70 letra te lagura

Sfungjer me Arush - Bëni kohën e banjos më argëtuese me sfungjerët e butë dhe delikatë ndaj lëkurës. Të bërë 100% nga flora natyrale e celulozës. Nuk është toksik dhe është shumë miqësor ndaj Tokës.

Ai tek i cili do të doja shumë të ndalesha është kremi me SPF, pasi  mbrojtja ndaj rrezeve të dëmshme të diellit është një prej shqetësimeve më të mëdha, për të cilin nënat ende nuk janë ndërgjegjësuar. Anashkalimi i kremit të diellit është gjëja më e gabuar që ne nënat mund të bëjmë. Ende nuk jemi ndërgjegjësuar që kremi i mbrojtjes ndaj diellit duhet të jetë i pandarë në përditshmëri, sidomos gjatë stinës së verës. Rrezet e diellit në verë janë shumë të dëmshme për lëkurën e fëmijëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund t`i nxirrni fëmijët nga shtëpia pa i lyer me një krem që të përmbajë SPF. Për mua SPF 15 Baby Sunscreen, i linjës Lovekins, është zgjedhja më e mirë që kam bërë për fëmijën tim.

Të gjitha produktet të kombinuar me njëri-tjetrin janë zgjedhja më e mirë që mund të kem bërë. Lovekins është linja delikate që përkujdeset më së miri për lëkurën e fëmijës tim, që e lë atë të butë si mëndafshi dhe me një aromë të mrekullueshme.