Moti me reshje që ka shoqëruar ditët e fundit të gjithë territorin e vendit duke larguar edhe pushuesit nga plazhet do të vijojë edhe javën e fundit të qershorit. Por, sipas parashikimeve të meteorologëve, ditët e para të korrikut do të nisin me kthjellime dhe temperatura të larta.

Kështu, sipas Meteoalb, java e parë e muajit korrik do të dominohet nga kthjellime dhe temperatura të larta. Pasditet pritet të kenë zhvillim të vranësirave lokale, kryesisht në zonat malore ku priten rrebeshe të shkurtra, por kjo nuk do të influencojë në fushën termike, e cila do shënojë maksimume mbi 35°C.