Simboli i shqiponjës pushtoi mediat botërore pas ndeshjes Zvicër-Serbi, kur dy lojtarët me origjinë shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan fitoren duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, menjëherë u shndërrua në simbolin e ditës, pushtoi mediat dhe tani është kudo.

Me moton ‘Shqiponja vazhdon të fluturojë’, simboli i shqiponjës ka përfunduar i stampuar edhe në një shishe birre në Zvicër. Duket një lëvizje e zgjuar e kompanisë “Luzerner Bier”, duke pasur parasysh numrin e madh të shqiptarëve në këtë shtet.

Të gjithë duhet të shijojnë fitoret me një birrë të tillë, që mban të stampuar simbolin e shqiptarëve.