Pas një qershori të “çuditshëm” me reshje të shumta shiu, dita e parë e korrikut ka ardhur me diell. Të gjithë ata që mezi po prisnin të fillonin pushimet në plazh, tashmë e kanë mundësinë të “arratisen” pasi moti është në favorin e tyre.

Sipas Metoalb, kështu do të jetë në fakt edhe java e parë e korrikut, me diell dhe temperatura të larta. Maksimumi i temperaturave do të shkojë 35 gradë Celsius. Prandaj ju që e keni vendosur që të pushoni në javën e parë të korrikut, mund të niseni pa frikë, pasi nuk do të ketë reshje shiu.