E bekuar me detin e kaltër, gjelbërimin e natyrës, florën dhe faunën e pasur, Palasa është cilësuar si një nga perlat e rivierës shqiptare jo vetëm nga mediat vendase por edhe nga ato ndërkombëtare. Me një histori që nga koha e Jul Çezarit dhe kulturë të hershme, zona trashëgon mikpritjen, bujarinë, kuzhinën tipike mesdhetare si vlera të çmuara të Shqipërisë. Prej më shumë se 2 vitesh, në këtë zonë po ndërtohet Green Coast Resort, resorti më i madh në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, faza e parë e të cilit, përfundon brenda këtij viti.

Resorti Green Coast është i përbërë nga tre seksione: pjesa rezidencizale e resortit (me vila dhe apartamente në shitje), shëtitorja buzë detit e cila do funksionojë si qendër argëtimi e biznesi dhe një hotel me 5 yje, i cili do të jetë një nga markat më të njohura botërore.

Por a është tani koha ideale për të blerë një vilë apo apartament në Green Coast Resort, në Palasë?

 

Pa diskutim që po! Ja 7 arsye thelbësore…

1.    Vendodhja strategjike

Pozicionimi i Green Coast Resort në Palasë është një ndër avantazhet e këtij projekti, pasi është lehtësisht i aksesueshëm jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga rajoni dhe vendet fqinje. , Vlora, qyteti më i afërt me Palësën, përveç portit të saj detar, shumë shpejt do të ketë edhe  një aeroport ndërkombëtar, i cili do ta lehtësojë aksesin.

Gjithashtu, punime të mëdha në infrastrukturën rrugore që tashmë janë miratuar nga qeveria, do ta shkurtojnë ndjeshëm distancën mes Palasës dhe qyteteve të tjera të vendit.  

Vendndodhja e resortit jep mundësitë për të vizituar bukuritë natyrore të zones, atraksionet e afërta historike dhe kulturore si për dhe t’u bërë pjesë e aktiviteteve të ndryshme sportive si lundrimi, zhytja, rafting, parashutizmi apo eksplorimi i botës nënujore.

 2.    Cilësia e lartë ndërtimit

Rëndësi shumë të madhe i jepet cilësisë së lartë të ndërtimit, konform modeleve dhe standardeve evropiane. Për projektimin e resortit është punuar me: Tombasiz, studio greke arkitekture dhe Iraci Architetti, studio italiane, të cilat kanë zhvilluar projekte në të gjithë botën dhe sjellin edhe në Green Coast eksperiencën e tyre më të mirë ndërkombëtare.

Në formën e tij përfundimtare, resorti do të ketë shumë hapësira të gjelbëra në funksion të banorëve dhe vizitorëve, duke përdorur bimësi karakteristike të zonës.

 Nga ana tjetër avantazh për resortin janë edhe investimet e mëdha shtetërore që po bëhen për zhvillimin e zonës dhe përmirësimin e infrastrukturës, sic janë: furnizimi 24 orë me energji elektrike, sistemi i filtrimit të ujit të pijshëm,  impianti i trajtimit të ujërave të zeza, i cili synon kthimin e tyre në ujë për vaditje nëpërmjet teknologjisë më të fundit gjermane.

 3.    Investim i sigurt

Green Coast Resort po ndërtohet nga Grupi Balfin, grupi më i madh i investimeve jo vetëm në Shqipëri por një ndër grupet më të fuqishme dhe më serioze në rajonin e Ballkanit, fakt ky i cili garanton që blerja e një vile apo apartamenti në Green Coast është një investim i sigurt.

Green Coast është projekti më i madh dhe më i rëndësishëm i grupit, me një vlerë investimi rreth 100.000.000 Euro. 

 4.    Çmimet rriten vit pas viti

Bazuar në eksperiencën shumë vjeçare të grupit në fushën e pronave të patundshme dhe turizmit, vihet re një rritje e çmimeve vit pas viti, gjë e cila e kombinuar edhe me zhvillimin që pritet të marrë zona së shpejti, garanton rritjen  e vlerës së pronës në pak vite dhe kthimin e shpejtë të investimit. Tani është momenti më i përshtatshëm për ta blerë këtë pronë, sepse më vonë çmimi  saj do të rritet me shpejtësi.

 5.    Investim i zgjuar dhe me kthim të shpejtë

Green Coast Resort nuk është vetëm shtëpia e ëndrrave apo vendi ideal për pushime, por është gjithashtu edhe një blerje e zgjuar për investim. Bazuar në eksperiencat e suksesshme europiane, Green Coast po sjell koncepte risi të menaxhimit dhe qiradhënies, të tilla si “Renting Program” dhe “Property Share”.

Nëpërmjet “Renting Program”, pronari i vilës apo apartamentit mund ta japë me qira njësinë e tij në atë periudhë të vitit që ai dëshiron. Kjo marrëdhënie rregullohet nëpërmjet një kontrate e cila lidhet midis pronarit dhe zyrave të administrimit të Green Coast, ku Green Coast bëhet përgjegjës për gjetjen e klientëve të interesuar për qira. Gjithashtu edhe operatori që do të menaxhojë hotelin, do të jetë përgjegjës për dhënien me qera dhe menaxhimin e 100 vilave dhe apartamenteve të resortit.

Konceptimi dhe zhvillimi i resortit bën të mundur shndërrimin e zonës së Palasës nga një destinacion turistik veror në një destinacion të frekuentuar gjatë gjithë vitit. Kjo siguron që prona juaj të përdoret në një periudhë më të gjatë të vitit duke sjellë një kthim më të lartë dhe më të shpejtë të investimit.

 

“Property Share” një tjetër koncept risi, është investim në bashkëpronësi ku dy ose më shumë persona mund të blejnë një pronë, duke investuar në përqindje të ndryshme pagese. Në bazë të kësaj kuote ndahen të drejtat dhe detyrimet mes bashkëpronarëve, përfshirë këtu edhe përfitimin e pronësisë me dokumentacion të rregullt.

6.    Menaxhimi dhe mirëmbajtja e pronës

Manaxhimi i resortit do të jetë në nivel të lartë, në standard me 5 yje, për të siguruar bashkëjetesë te qetë dhe të sigurt falë sistemit të monitorimit me roje private dhe kamera 24 ore/ 7 ditë të javës, mirëmbajtjes dhe pastrimit të ambienteve të përbashkëta të pronës tuaj. Menaxhimi dhe mirëmbajtja e resortit do të bëhet nga një kompani e ndarë nga kompania ndërtuese, një kompani e konsoliduar dhe me eksperiencë të gjatë në tregun shqiptar.

 7.    Shërbime ekstra dhe çmime preferenciale për klientët

Pjesë e këtij projekti është shëtitorja me njësi biznesi, të tilla si: bare, restorante, beach-bare, supermarket, qendër sportive, amfiteatër etj. Shëtitorja do të jetë në funksion të banorëve dhe vizitorëve dhe do të shërbejë si qendër argëtimi dhe relaksi.

Nëpërmjet strukturave të tij, resorti do të organizoje edhe guida turistike, praktikimin e sporteve dimërore dhe verore.

 Gjithashtu pjesë e Green Coast Resort do të jetë edhe një hotel me 5 yje, një nga markat më të njohura botërore, i cili po sjell një standard të lartë në strukturat akomoduese në turizmin bregdetar elitar në Shqipëri. Ky hotel, i cili pritet të mbarojë së shpejti, do të ofrojë shërbime të shumta të tilla si: SPA dhe qendra estetike,  pishina të brendshme dhe të jashtme, palestër dhe ambiente sportive.

“Buttler Service” është një tjetër risi e sjellë në Green Coast, ku çdo banor do të ketë mundësinë të përfitojë shërbim të personalizuar sipas nevojës. Ky shërbim garanton një kujdes maksimal për banorët dhe plotësim të çdo kërkese të tyre në kohë, duke i bërë të ndihen në qendër të vëmendjes dhe të privilegjuar.

Të gjithë rezidentët do të pajisen me Kartën e Banorit, e cila do t’iu ofrojë përfitime dhe çmime preferenciale për shërbimet e resortit.

 Të gjithë elementët e përmendur më sipër e bëjnë këtë projekt jo vetëm unik në produktin që ofron dhe destinacionin e preferuar për këdo që dëshiron të ketë një shtëpi ëndrrash, por edhe garantojnë se tani është koha më e mirë për të blerë një vilë apo apartament në Green Coast, si një investim i sigurt, i zgjuar dhe me kthim të shpejtë.

 Green Coast Resort është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Vala Mar Residences, në industrine e fashionit dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR Jumbo etj.

 

Për më shumë informacion mbi projektin Green Coast vizitoni faqen www.greencoast.al ose kontaktoni në [email protected]/ +355 69 80 14999/ +355 69 20 20073.