Stina e verës për një grua shtatzënë është një torturë me vete. Vajzat që e kanë kaluar shtatzëninë në stinën më të ngrohtë të vitit, e dinë sa e vështirë është kjo periudhë. Gjithsesi, sakrificat që duhet të kalojë një grua për të mbajtur në duar fëmijë e vet, nuk janë asgjë krahasuar me ndjenjën e bukur kur e merr atë për herë të parë në krahë. Motra e Dukeshës Kate, Pippa Middleton së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Edhe pse ajo nuk ka folur asnjëherë publikisht për shtatzëninë, Pippa tashmë është në qendër të vëmendjes së mediave dhe komentohet gjërë e gjatë për stilin e saj gjatë kësaj periudhe të bukur të jetës. Madje ajo edhe pse shtatzënë sërish vazhdon të bëjë pazar në Londër e veshur fare thjeshtë me një fustan të bardhë.

Pikërisht tek fustani do të qëndrojmë sot. Pippa ka zgjedhur që të veshë një fustan të bardhë komod, por edhe njëkohësisht mjaft veror. Motra e Dukeshës e paska gjetur zgjidhjen për ditët e nxehta të verës, edhe pse në Londër shiu i shoqëron londinezët edhe në verë. Gjithsesi, gratë shtatzëna e dinë tashmë se çfarë fustani duhet të veshin në verë. Jua tregon motra e Dukeshës së Cambridge-t!