Të gjithë flasin për ushqimet me proteina dhe rëndësisnë që ato kanë në dietën tonë ushqimore. Këtë herë kam vendosur të ndaj disa informacione me ju se përse ushqimet proteinike janë kaq të rëndësishmë për oranizmin tonë dhe pse janë kaq të rëndësishme kryesisht për personat që merren me aktivitet fizik. Ato janë baza e qelizave të trupit tonë. Proteinat janë të përbëra nga njësi më të vogla të quajtura aminoacide të cilat lidhen në zinxhirë me njëra tjetrën . Proteinat kanë funksion ndërtues në organizmin tonë, janë shumë të rëndësishmë për të na mbajtur në jetë, duke ndikuar edhe në rritje. Por kur bëhet fjalë për dieta që kanë rezultate shumë pozitive në humbjen e peshës dhe ndërtimin e masës muskulare, patjetër do zbuloni se përfshirja e proteinave në të tilla dieta është e lartë.

Pse duhet të përdorim proteina ?

Nëse ju përdorni ushqime me proteina më shumë se karbohidrate do të keni mundësinë të digjni kalori më shumë. Kjo për arsyen e vetme sepse të tretësh ushqime proteinike kërkon shumë herë më shumë energji. Disa nga ushqimet klasike me proteina të larta janë veza, kryesisht e bardha e saj, fileto pule, peshku kryesisht salmoni, frutat e thata, bulmeti, brokoli, hirra e qumështit.

Një funksion tjetër i proteinave është se ato ndikojnë në nxitjen e metabolizmit. Më shumë proteina do të thotë një metabolizëm më i shpejtë. Dhe një metabolizëm i shpejtë do të thotë më pak kilogramë dhe më pak dhjam.

Dikur edhe unë e pyesja veten pse të gjithë përpiqen kaq shumë për të shtuar masë muskulare? Më shumë masë muskulare do të thotë që trupi juaj djeg më shumë kalori, madje edhe në gjendje qetësie. Ju mund të shijoni më shumë ushqime se dikush tjetër dhe muskujt tuaj nuk do ju lënë të shtoni peshë. Por proteinat janë elementi kryesor që do ju ndihmojë që të shtoni masë muskulare.  Sidomos pas stërvitjes kur muskujt tuaj dëmtohen përdorimi i proteinave më pas me ushqime proteinike do ju ndihmojë që të rigjeneroni muskujt .

Por roli i saj në shkrirjen e dhajmit është shumë i rëndësishëm edhe për faktin sepse në momentin që ju merrni mjaftueshëm proteina, trupi aktivizon prodhimin e hormonit glukagon që është përgjegjës për shkrirjen e dhajmit pasi sinjalizon trupin tonë që yndyrën e ushqimeve ta përdorë për energji.

Proteinat kanë edhe shumë funksione të tjera si balancimi i sheqerit në gjak, ndihmojnë në zbutjen e urisë duke na dhënë ndjesisnë e ngopjes. Prandaj për këtë edhe shumë arsye të tjera, përdorimi i tyre ka shumë rëndësi. Sasia e përdorimit të tyre varet nga pesha, aktiviteti fizik, mosha dhe gjinia. Por për njerëzit me jetë normale dhe që nuk meren me sporte, sipas studimeve të fundit është rezultuar që sasia e proteinave të marra duhet të jetë 0.6 deri 0.9 gram të peshës trupore në ditë.

 Cenkuela Hasa