E nisën historinë e tyre të dashurisë në Big Brother me shumë peripeci e mosbesim nga të gjithë, por të dy treguan se edhe në Big Brother mund të lindë një dashuri e vërtetë dhe jashtë shtëpisë mund të bëhet edhe më e fortë. Si ajo e Nedës dhe Ogrenit.

Një nga çiftet më të gjata dhe më të konsoliduara të Big Brother, sot janë bërë prindër për herë të dytë. Neda ka sjellë në jetë një djalë, të cilin çifti e ka pagëzuar me emrin Zai. Që nga sot, djali i tyre 3-vjeçar, Serzh, do të jetë vëllai i madh.

Sapo Neda ka postuar një foto në Instastory-n e saj, me emrin e vogëlushit, Zai, lajmet pushtuan rrjetin. Edhe urimet e përgëzimet e fansave në rrjetet sociale, gjithashtu kanë shkuar në adresë të Nedës dhe Ogrenit.