Luana Vjollca duket sikur e pëlqen shumë familjen Kardashian/Jenner. Në familjen e saj janë katër motra, ndërsa në familjen Kardashian/Jenner janë 5 motra. Luana duket që është “Kylie”, për shkak se të dyja janë të voglat e familjes.

Madje jo vetëm kaq; Luana dhe Kylie duket se kanë të njëjtat preferenca për sa i përket rrobave të banjës. Gjatë pushimeve në Mykonos Luana ka zgjedhur një palë rroba banje trup ngjyrë lejla me shkëlqim.

Të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe Kylie, por jo nga plazhi. Ajo do të nxjerrë në treg këtë të premte koleksionin e ri të produkteve të grimit "Summer Collection X Kylie Cosmetics". Ajo ka nisur promovimin dhe në njërën nga fotot e publikuara në Instagram, Kylie shfaqet me rrobat e banjës si të Luanës. Tek kjo foto në fakt ajo ngjan më shumë me Khloe, por tashmë që i patë të dyja, cilës i shkojnë më shumë?