Pas largimit të bujshëm nga Top Channel, Jonida Shehu duket se ka marrë një vendim të ri. Sipas Dritare.net ish-prezantuesja e “Pasdite në Top Channel”, do të rikthehet sërish në Top.

Nuk dihet ende se çfarë emisioni do të drejtojë Jonida, por një gjë është e sigurt që ajo të ketë një program të ri suprizë, ku nuk do të jetë thjesht moderatore, por edhe autore dhe producente. Me siguri shtatori, do të na njohë me programin më të ri të Jonidës.

Jonida u largua nga Top Channel, pasi u gjobit nga televizioni, por ajo nuk pranoi ta paguante gjobën dhe u largua. Tashmë mesa duket gjërat kanë ndryshuar dhe ajo të rikthehet.