Ata kanë qenë miq të ngushtë, pasi karriera e tyre ka qenë e lidhur që në fillimet e tyre në “Portokalli”, e më pas në “Apartamentin 2XL”. Besoj e kuptuat se po flasim për Jul Dedën dhe Gent Zenelajn.

Dyshja e njohur edhe pse dikur ishin miq, sot nuk flasin më me njëri-tjetrin. I ftuar në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, Genti tregoi arsyen se përse nuk flet me Julin. Ai u shpreh se pas largimit të Ermalit nga “Apartamenti 2XL”, Juli përpiqej ta zëvendësonte Albano Bogdon me Ermalin në grupin e tyre SHBLSH.

Genti nuk ishte dakord dhe pas largimit të tij nga Vizion Plus, sipas tij doli një urdhër që kush fliste me Gentin do pushohej nga puna. Sipas Gentin, Juli ishte nga ata që iu bind këtij urdhëri. Mirëpo, sot Juli ka qenë i ftuar në emisionin “Rreze dielli” në Report Tv ku ka folur sërish rreth kësaj çështjeje.

“Unë se kam dëgjuar intervistën, vetëm më kanë thënë të tjerët. Për sa i përket Albano Bogdos, kjo është e vetmja e vërtetë. Për të tjerat, si mendoni ju se ndodh kjo që kur ikën dikush të jepet urdhër që të mos i flitet më? Ai e di shumë mirë që kjo është një shaka e brendshme që ne e kemi nisur në Portokallli. As ai vetë nuk e di pse i ka ngelur hatri, dhe normal që as unë se di. Ai e di që kur ka ikur nga 2xl, ka vazhduar krejt normal historia. Nuk ka ekzistuar ky urdhri “O me ne, o me ata”. Për atë nuk ka rëndësi a i flet Albani apo Visjani, ai e ka me mua. Erdhi një moment kur Genti nuk foli. Nga njerëzit që e kam dashur fort, Genti e ka për detyrim që të vijë dhe të ma thotë. Është e vërtetë që me Albanin ka ekzistuar kjo gjë, për t’u ndërfutur në SHBLSH. Dhe ky grup nuk bëhet më. Kjo treshe është e paparë, sado të lodhen, nuk ka shanse të rikthehen SHBLSH”,-është shprehur Juli për Report Tv.