Prej kohësh janë dy nga figurat e njohura të medias në Shqipëri, dhe pjesë e "Top Channel" ku të dy moderojnë suksesshëm dy formate emisionesh, por kujt i kishte shkuar mendja që ata kishin edhe lidhje gjaku? Mjaftoi një pyetje nga fansat sot, përmes platformës së re "Ask me a question" në instagram, që Dojna Mema të na zbulonte diçka të re...

"Çfarë e ke Marin Memën, se edhe ai origjinën nga Kolonja e ka. Jeni kolonjarët më të mirë", i shkruan një nga ndjekësit e profilit të saj në instagram. Përgjigja që nuk e prisnim..."Çun xhaje", ka thënë Dojna. Nuk mund ta mohojmë që të dy janë figura të rëndësishme në formatet respektive që drejtojnë. Dojna në "Pop Culture" dhe Marin Mema në "Gjurmë shqiptare".

Me sa duket, talenti në fisin e tyre qenka në gjak, ndaj ata nuk kanë ngurruar ta shfaqin atë në mënyrën më të mirë!