Ajo nisi një romancë me Justin Bieber 7 vite më parë për t’u bashkuar sërish këtë vit. Mirëpo diçka ndodhi mes tyre dhe ata u ndanë sërish në mars. Selena Gomez ka qëndruar deri tani në heshtje pas fejesës së papritur të ish-it të saj me Hailey Baldwin. Fillimisht ajo publikoi foto me miqtë e saj teksa argëtoheshin në një jaht, ndërsa tashmë është fotografuar në New York teksa dilte nga apartamenti i saj dhe nxitonte për të shkuar me makinë.

E qeshur dhe me një mesazh në bluzën e saj, Selena mesa duket e ka një mesazh për Justin. Në bluzën e saj të zezë shkruhej “Vetëm të fortët mbijetojnë”. Të gjithë shkruajnë se e ka me Justin…ju si mendoni?