Karriera artistike dhe angazhimet e shumta profesionale, i vendosin shpesh në situata që i rrinë larg realitetit, sepse e tillë është jeta e një këngëtari, jo vetëm në Shqipëri, por edhe kudo në botë. Ritmi i shpejtë, produktiviteti në muzikë, e gjithçka tjetër mund të jenë pjesë e përditshmërisë së çdo artisti, ku nuk bën përjashtim nga rasti as Alban Ramosaj.

Këngëtari i njohur dhe aq shumë i dashur për publikun, aktualisht është i përfshirë në projektin e ri muzikor që pritet të lançojë së shpejti, por sot përmes "mini intervistave" që instagrami ka mundësuar për të gjithë ne, ai ka treguar një anë të panjohur të vetes. Dikush e ka pyetur nëse vuan nga ankthi dhe Albani është i përgjigjur pa doreza. "Po kam herë pas here. Është e rëndësishme të kuptohet se nuk është asgjë më shumë se një reaksion që ndodh në trurin tuaj dhe asgjë s'do t'ju ndodhë", sqaron këngëtari.

Besojmë se e morët një përgjigje të qartë apo jo?