Vetëm një muaj pas lindjes së djalit të saj, ajo ka vendosur të na njohë të gjithëve me fëmijën e saj të parë. I biri, të cilin e ka quajtur Jetnis, është tashmë pjesë e jetës virtuale të mamit të tij, përmes postimesh interesante dhe shumë të ndjera që Amina Shena bën për të.

Por, vetëm sot modelja ka vendosur që ta prezantojë me fytyrë të birin, ndërsa lumturia i lexohet lehtë në sy. Sigurisht, që vetëm 30 ditë pas ardhjes në jetë të djalit, nuk mund të flasim për linja elegante dhe tipike prej modele siç gjithmonë jemi mësuar ta identifikojmë Aminën, por nuk ka vend për panik.

Me gjasë që shumë shpejt, ajo do i kthehet linjave të mëparshme dhe angazhimeve prej modeleje. Por, deri atëherë, le të shijojmë foton e të voglit!