Edhe pse mësoi se do të bëhej baba, Majk nuk dha asnjë reagim në publik, madje as atëherë kur Roan sapo kishte lindur. Reperi i njohur i Babastars u përfshi nga një lumë thashethemesh e të vërtetash bashkë, por nuk mori guximin të tregonte hapur raportin e shkëputur me Majlindën, e cila tashmë ishte bërë nëna e fëmijës së tij. Majk guxoi edhe të postonte foto me fëmijë të tjerë kur Roan sapo kishte lindur dhe u desh të sulmohej nga fansat që, më në fund, të “dorëzohej” e të pranonte atësinë.

Por “filmi” nuk paska mbaruar. Disa foto me vogëlushin në rrjet e deklarata të rezervuara në media nuk mjaftuakan për të treguar përkushtimin e një babai. Më shumë sesa kaq, përgjegjësitë e babait, Majkit ia detyron ligji. Por, pas kësaj përgjigjeje të Majlinda Zekës, reperi i njohur, as ligjin nuk e njeh.

Mes shumë pyetjeve që i janë drejtuar ish-partneres së Majkit në Instagram, ishte edhe ajo në adresë të të atit të Roan: “A kujdeset financiarisht babi i Roanit për djalin e tij?” “Jo, nuk kujdeset” ishte përgjigjja e prerë e Majlindës, e cila, në fund të fundit, nuk ka pse dhe nuk do ta fshehë të vërtetën e Majkit.

Nga kjo përgjigje e Zekës, duket se mes çiftit, raportet nuk janë edhe aq të paqta, edhe për hatër të Roanit, i cili, do të jetë gjithmonë në mes të të dy prindërve.