U nis për të qenë private, por nuk rezultoi e tillë (çfarë mund të jetë private në ditët tona?). Aktorja e njohur turke, Oyku Karayel, ka lidhur kurorë me këngëtarin Can Bonomo. Edhe pse lidhja nisi dhe vijoi duke u shoqëruar me shumë skupe e dyshime, më në fund, çifti i kanë thënë PO njëri-tjetrit pranë njerëzve të dashur e miqsh të afërt.

Xhemre dhe Bonomo, si fillim kishin vendosur të martoheshin në qershor, por më pas konfirmuan shtyrjen për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme në Turqi.

Fotot e videot nga dasma, sot kanë pushtuar rrjetin. Aktorja ka zgjedhur një fustan të thjeshtë, por shumë elegant, me vello të gjatë. Po kështu edhe flokët i ka stiluar me një model të thjeshtë duke i shoqëruar edhe me grimin e pastër.

 

Ve evlendiler! #canbonomo #ÖyküKarayel #new #öykücanwedding #enmagazinn

A post shared by EnMagazin (@ennmagazinn) on

Propozimin për martesë, Xhemre e mori disa muaj më parë gjatë pushimeve të çiftit në Venecia.