Walter Cullen, një vogëlush vetëm 3-vjeçar, ka tërhequr vëmendjen e të gjithë aparatëve gjatë vizitës së Princit Harry dhe Meghan Markle në Irlandë, ndërsa pati një takim me çiftin mbretëror. Fotot e tij janë vërtet të adhurueshme.

Gjatë një vizite në Croke Park, në shoqatën Gaelic Athletic Association, Harry dhe Meghan u bënë miq me këtë vogëlush “të pacipë”. Ndërsa Meghan nuk e kishte mendjen, Walter filloi t’i prekte flokët dhe ta “ngacmonte”. Meghan u kthye pas pak dhe nisi ta kapte dorën e vogëlushit, por Princi Harry nuk mund të rezistonte pa e kritikuar Walter-in e vogël, i cili pas kësaj reagoi natyrshëm si i zënë në faj.

Me siguri, juve ju kujtohet viti i kaluar kur një vogëlushe po “vidhte” kokoshka nga ato të Harry-t. Edhe atëherë, ai e kapi mat. Princit i pëlqejnë shakatë me fëmijët dhe këtë e kemi parë gjithmonë. Ndaj edhe mezi po presim të na japin lajmin e madh…

Shikoni fotot e adhurueshme të këtij reagimi të pafajshëm fëmije.