Lajmi se Blendi Fevziu do të pranojë një ofertë të majme të Top Channel, disa javë më parë mori dhenë në të gjitha mediat dhe portalet. Që oferta ishte e majme, këtë e pranoi edhe vetë gazetari dhe moderatori i “Opinion” gjatë kohës që ishte duke menduar për lëvizjen. Por pas pak ditësh, Fevziu dhe Tv Klan, përmes një lajmi zyrtar, rikonfirmuan edhe për të paktën 5-vjeçarin e ardhshëm qëndrimin e tij në Klan dhe në “Opinion”.

Në një intervistë të pak për "360 Gradë" në Ora News, Fevziu u dha fund dilemave se ku do të jetë sezonin e ardhshëm. “Unë kam qenë mes një tundimi për një projekt shumë interesant që në Top ka nisur të zbatojë Ben Blushi dhe tërheqjes emocionale ndaj një televizioni ku kam qenë prej 20-vjetësh pa pasur kurrë një shqetësim nga ato që shumë prej kolegëve kanë. Unë kam thënë që kjo nuk është një zgjedhje racionale, pasi ato zgjidhen kollaj. Ka qenë një zgjidhje emocionale. Kam vendosur të jem në një vend ku ti prapë je i mësuar me gjithë problematikën…

Ndërsa sonte, duke përsëritur ofertën joshëse, Fevziu ishte në Top Arena, në “Këndi i së vërtetës”, ku nuk i shpëtoi së njëjtës pyetjeje: “Pse e refuzoi ofertën e Top Channel?”, së cilës i dha të njëjtën përgjigje, por në një mënyrë tjetër: “Ishte një vendim personal. E kam thënë që oferta ishte një tundim tundim shumë i madh, por pata edhe një detyrim moral. Ajo që kisha menduar ishte një ikje me mirëkuptim, që nuk ndodhi” – tha Fevziu duke e mbyllur përfundimisht temën e largimit nga Tv Klan.