Ky vit ka qenë viti i ngjyrave të ndezura dhe të gjitha Javët e modës kudo nëpër botë e kanë vërtetuar. Në fillim të vitit ngjyra që dominonte më tepër ishte ngjyra e Lavandrës, kaq e ëmbël dhe chic njëkohësisht.

E dini cila ngjyrë po bën namin këtë verë? Portokallia!

Do ta shihni kudo, në funde, fustane, sandale, çanta, syze etj. Bloggeret nëpër botë kanë dalë në përfundimin që këtë sezon, Potokallia është e zeza e re (Orange is the new black).

E preferuara e Vip-ave dhe në veçanti e ikonës së modës Victoria Beckham:

Ju duket ngjyrë e vështirë për t’u kombinuar? Po ju përmbledh disa ide, për të kuptuar se është një ngjyrë kaq stil dhe kërkon fare pak kombinim...

1. Portokalli mbi portokalli nëse nuk gjeni një ngjyrë që t’ju duket e përshtatshme, mund të mbeteni brenda familjes të së njejtës ngjyrë dhe nëse tonalitetet variojnë nuk është problem:

2. Portokalli me material xhins (fund, xhinse, xhaketë) për të përftuar kombinimin më In.

3. Nëse jeni një “Classic lady” si Lady Diana apo Mira Duma, mund të bëni kombinimin me ngjyrat bazike e bardhë/e zezë:

4. I fundit por jo nga rëndësia, kombinimi për vajzat që duan të guxojnë: Portokalli me rozë

Pa merak vajza, mund të vishni portokalli pa u dukur sikur keni veshur uniformë burgu dhe të dukeni kaq Chic! 

Si gjithmonë, mos hezitoni të më shkruani për çdo mendim apo sugjerim.

Perqafime,

Aba