Po vjen një bebe! Kate Upton dhe Justin Verlander presin fëmijën e parë. Modelja ka postuar sot në Instagram lajmin e bukur me një foto të vetes duke treguar edhe barkun që ka nisur t’i rrumbullakoset.

26-vjeçarja Kate Upton dhe 35-vjeçari Justin Verlander do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e dha vetë modelja përmes një fotoje që postoi sot, duke treguar edhe barkun e rrumbullakosur. Në foto, Kate duket e qeshur nga ballkoni, e veshur me një kostum të kuq dhe një kanotierë të bardhë. “#PregnantinMiami@justinverlander”,- shkruan nëna e ardhshme në krah të fotos. Mesazhi i saj ishte i shkurtër, por i ëmbël dhe mori, natyrisht, vëmendjen e të gjithëve.

 

#PregnantinMiami @justinverlander ð???❤️

A post shared by Kate Upton (@kateupton) on

Lajmi i bukur vjen pas 8 muajsh që Kate dhe Justin i surprizuan të gjithë me martesën e tyre në nëntor 2017, vetëm dy ditë pasi Justin dhe Astros fituan “World Series”. Çifti nisën të frekuentohen në vitin 2014, u fejuan në vitin 2016, por nuk bënë publike asnjë datë për martesën e tyre  derisa e bënë fakt. Ky është fëmija i parë për Kate dhe Justin.

Edhe pse Kate nuk e ka bërë publike gjininë e fëmijës, nuk ka dyshime që në jetë do të vijë një fëmijë shumë i bukur dhe tani që ajo ia dha lajmin të gjithë botës, gjatë muajve të ardhshëm, do të ndajë me fansat edhe fazat e tjera të rritjes së barkut.