Ditën e sotme është ndarë nga jeta aktori i njohur i humorit, Fadil Hasa. I lindur në Durrës, më 8 prill të vitit 1940, Hasa është shquar për shumë role komike në estradën e Durrësit. Aktori njihet për interpretimet në filmat: “Zëdhënësi i grave” (1987), “Mao Ce Dun” (2007), “Kronikë provinciale” (2009), etj. Për rolin në filmin “Mao Ce Dun”, Hasa ka marrë çmimin si ‘Aktori më i mirë’, në edicionin e 13 të Festivalit Mbarëkombëtar të Filmit.

Aktori vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Ditën e nesërme do të zhvillohen homazhe në orën 10:00 në teatrin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës.