Albërije Hadërgjonaj njihet si një prej personazheve publikë më pa komplekse dhe që flet hapur për çdo gjë. Madje ajo nuk rezervohet as kur bëhet fjalë për jetën e saj private apo për gjërat personale. Albërija ka vendosur t`i thotë të gjitha, duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave në Instagram. Këngëtarja i ka thënë të gjitha në lidhje me operacionet plastike, me martesën, madje edhe për moshën.

Kur është pyetur në lidhje me operacionet plastike që ka kryer, ajo ka treguar se ka bërë ndërhyrje në hundë, pak buzët, ka rregulluar dhëmbët dhe ka bërë trajtime të ndryshme. Po ashtu, Albërija ka përdorur batutën që ka thënë edhe te “Xing me Ermalin”, që nuk e bëri hundën se nuk merrte dot frymë (siç thonë disa), por në fakt, pasi e bëri nuk merrte dot frymë.

Ndërsa pyetjes përse nuk martohesh, këngëtarja i është përgjigjur: "Ata që janë jashtë duan të futen brenda. Ata që dalin, zor se hyjnë më! Hyn robi në burg me mend në kokë?” –është përgjigjur ajo me humor, duke lënë të kuptohet se nuk ka në plan të martohet më. Një tjetër fans e ka pyetur për moshën dhe ajo e ka treguar pa problem se mbush 43 vjeçe në shtator.