Kur bëhet fjalë për stilin, ato janë frymëzim për shumë vajza të panjohura, që i shohin si pikë referimi në gjithçka ka të bëj me pamjen e tyre të jashtme. Nga veshja, tek flokët, grimi, aksesorët, çdo që lidhet me zgjedhjet e tyre, kthehet sakaq në trend të momentit. Dhe këtu, e kemi fjalën për personazhet e njohur shqiptarë, dhe të huaj.

Në rastin në fjalë, ka qenë moderatorja simpatike Marina Vjollca, e cila gjatë pushimeve të kësaj vere, në morinë e koleksionit të syzeve me të cilat u shfaq foto pas fotoje, publikoi edhe një imazh të sajin me një palë syze të Linda Farrow, ndër prurjet e fundit të kësaj stilisteje.

Vetëm disa ditë më pas, u shfaq Beyonce, me të njëjtat syze identike me ato të Marinës. Sigurisht, që ne mendojmë se është thjesht e vetëm një rastësi e bukur, që vajzat e famshme kanë zgjedhur të njëjtin model syzesh që duket se u shkon shumë të dyjave.

Po ju si mendoni?