Nuk jeni ende vonë! Nëse nuk e keni blerë akoma, apo nuk e posedoni një të tillë, sërish jeni në kohë për ta bërë tuajën. Të qeni në një hap me personazhet e njohur publik, nuk ka qenë dhe as nuk është një sfidë e lehtë, por ndonjëherë, mjafton një aksesor dhe ju mund të jeni IN me tendencat e fundit të modës.

Nuk e themi ne, e vërtetojnë vajzat më cool të showbiz-it shqiptar! Nga Lori Hoxha, tek Viola Spiro dhe Armina Mevlani, bukuroshet me imazhin publik në vend, sapo na kanë dëshmuar se nëse nuk e keni ende një foto me kapele kashte në plazh, nuk jeni në modë. Në dimensione të mëdha, dhe kryesisht me një detaj rripi në të, ose edhe krejt minimaliste, ky është aksesori që ju duhet këtë verë.

Mos vononi për ta bërë tuajën! Mjafton pakëz frymëzim nga figurat publike dhe voila'! Edhe ju do të jeni në një stil me trendet e momentit!

Nevina Shtylla
Viola Spiro
Lori Hoxha
Kristina Baki
Ledina Çelo
Fatma Methasani
Emina Çunmulaj
Aurela Hoxha
Armina Mevlani