Kur bëhet fjalë për fëmijët, gjithçka thuhet në emër të tyre vjen e pastër, e çlirët, njësoj si edhe bota apo aureola ku të vegjlit jetojnë. E sidomos, kur vjen puna tek ditët speciale, urimi i një nëne për birin e saj, merr tjetër vlerë.

Kështu, Noah, djali i vetëm i këngëtares Argjentina Ramosaj, ka sot ditëlindjen. I mbushur me dhurata dhe surpriza të shumta për më të voglin e familjes, mami Argjentina nuk mund t’ja kursejë një urim të birit, në një ditë kaq speciale si kjo.

“Gëzuar ditëlindjen Noah! Bebi im mbushi tre vjeç sot. Festojmë tre vjetorin me arushin tonë. Ne të duam shumë”, shkruan në urimin e saj këngëtarja.

Fjalë më të bukura dhe urim më të ndjerë nuk mund të prisnim!