Elvana Gjata është një prej atyre këngëtareve që po bëjnë shumë “zhurmë” kohët e fundit, si nga ana profesionale edhe nga ajo private. Nga ana profesionale kemi arritur të gjithë ta shikojmë suksesin e saj dhe të shijojmë hitet që ka sjellë së fundmi. Por për jetën private ajo nuk tregon shumë, për të mos thënë aspak. Në një intervistë për emisionin “Prive”, Elvana nuk mund t`iu shpëtonte pyetjeve ngacmuese për jetën private.

 

@valdrinsahitiofficial Thank you for this dream dressð???

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

E vënë në siklet, këngëtarja është munduar ta kalojë me humor këtë pjesë: “Kur vjen puna te këto gjëra, unë jam një person që jetën time private e kam shumë të rëndësishme dhe nuk flas kurrë. Apo e kam thënë një herë këtë? Apo e thonë të gjithë këtë gjë?” –është shprehur ajo me shaka duke vazhduar: “Për mrekulli.”

Ndërsa për unzaën e diamantit, aq shumë të përfolur së fundmi në media, Elvana ka pranuar me shumë vështirësi se, po, e ka dhuratë. Si fillim ajo i është shmangur sërish pyetjes së gazetarit, kur e ka pyetur për unazën e diamantit që mban në gisht: “Po pse nuk shikon orën,vëthet apo kapelen ti, por shikon unazën," -i është drejtuar ajo gazetarit, duke shtuar se unaza është thjesht bizhu, si ora. Por gazetari ka këmbëngulur se është diamant.

Kohët e fundit, lexova një artikull që thoshte se diamantët janë thjesht një gënjeshtër e madhe”, -tha ajo duke vazhduar t`i shmangej pyetjes, por në fund pranoi që e kishte dhuratë.