Udhëtimi i tyre i fundit në Barcelonë, do të mbahet mend gjatë më shumë se sa për aventurat, për surprizën e mirëmenduar që ai i bëri partneres së tij. Këngëtari Lind Islami vendosi t’i propozojë për fejesë me një unazë në gisht, të dashurës së tij Venera Lumanit.

Dhe pas “Po”-së së sigurt, duket se dasma është në prag! Çifti i njohur i artistëve duket se po merren me detajet e asaj që pritet të jetë një ceremoni madhështore, ku përveç familjarëve, mund të ketë edhe fansa të ftuar. Por, për herë të parë ka folur vet Venera, si e ftuar gjatë emisionit veror në ABC News. “Mendojmë se do të jetë diçka e madhe, ku të gjithë të kenë mundësi të vijnë. Ne të dy jetojmë në Tiranë, por familjet tona në Strugë dhe Prishtinë, ndaj po mendojmë një periudhë të mirë kur mund të na vijnë të gjithë në dasmë”, është shprehur ajo.

Detajet e tjera ndoshta janë herët për t’u zbuluar, por diçka e dimë me siguri: një dasmë e madhe VIP na pret!