Rike Roçi është një prej atyre vajzave që krijon gjithmonë zhurmë me gjërat që bën. Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar që prej pjesmarrjes së saj në reality show-n “Big Brother” dhe është përfolur gjithmonë në media. Ajo u diskutua shumë edhe pasi u shfaq në stadium e veshur në mënyrë provokuese për të mbështetur Shqipërinë në ndeshjen me Francën.

Rike ka një numër të madh ndjekësish në Instagram, të cilët i ka bërë kuriozë pasi ka postuar një foto, ku në fokus është dora dhe ajo që bie në sy është unaza që Rike mban në gishtin e fejesës. Ndoshta ajo ka preferuar që ta bëjë publik në këtë mënyrë lajmin e fejesës, pasi unaza këtë gjë na lë të kuptojmë.