Tashmë edhe Kim Kardashian e ka shprehur preferencën e saj në lidhje me modelin e flokëve që një vajzë duhet të mbajë për të shkëlqyer në eventet e saj. Bëhet fjalë për flokët e stiluara me onde me të cilat Kim është shfaqur në eventin e hapjes së produkteve të bukurisë KKW beauty si dhe në shfaqjen më të fundit të modës në Paris për veshjet për meshkuj. Dëshironi edhe ju të praktikoni këtë stil flokësh? Ja ku janë lajmet e mira: Surpriza është një produkt i vetëm dhe mund të përballohet nga të gjitha ju!

Stilisti i flokëve të Kim Kardashian Chris Appleton përdor produktin Color Wow's Dream Coat për flokë me onde dhe është realizimi i fundit i kësaj marke. Ky produkt është një bashkim i xhelit, vajit dhe serumit të flokëve dhe kushton vetëm 24 dollarë. Nëse Kim e përdor për krijimin e look-ut të saj fantastik përse mos ta bëni edhe ju? Si ta bëni?

Ky produkt vjen në formën e sprayt dhe çelësi i suksesit të tij është të spërkasë të gjithë flokët e lagur kur sapo i keni larë. Më pas, flokët duhet t’i ndani në pjesëza të veçanta e në fund duhet të përdorni tharësen e flokëve në temperaturë të lartë dhe voila, sapo keni krijuar look-un tuaj!