Sado kilogramë të shtojë nga shtatzënia e sado barku t’i rrumbullakoset me kalimin e kohës, eleganca duket se ka lindur dhe është prerë për të qenë shoqe e përjetshme me Ajola Xoxën. Megjithëse ka qenë e kujdesshme për të mos treguar shumë nga kjo fazë delikate e jetës, ka qenë bashkëshorti ai që nuk ka mbajtur sekrete, aq sa ka zbuluar edhe ushqimin e preferuar gjatë pritjes së ëmbël të partneres së tij.

Tani është shumë e besueshme që Ajola duket në formë të përkryer (si mund të shëndoshet duke ngrënë spinaq?) edhe gjatë këtyre muajve të fundit të pritjes së ëmbël.

Siç duket në këtë foto të fundit, që ajo vetë ka postuar në Instagram, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, megjithëse me fustan të zi, e ka të pamundur ta fshehë barkun e rrumbullakosur. Natyrisht, as nuk duket ta ketë qëllim këtë, përkundrazi.

Jo më kot, komplimentet kësaj here nga ndjekësit shkojnë të gjitha për të, me gjithë përpjekjen e Lali Erit për të tërhequr vëmendjen me buzëqeshjen e tij karakteristike. Me këtë të fundit, në fakt, jemi mësuar apo jo?

Gjithsesi, kur është Ajola brenda kornizave të fotos, Lali Eri, me gjithë respektin, kalon në plan të dytë. Si mund të ndodhë ndryshe? Edhe ai vetë e di mirë këtë…